Dështon Zanfina - 30 veta në koncert në Tiranë

Ndërsa pritej të kishte një dyndje njerëzish për faktin se ishte hera e parë që Zanfina këndonte në koncert “Live” në Tiranë, në lokal nuk ka pasur më shumë se 30 veta. Të zhgënjyer nga publiku i munguar një nga pjesëtarët e personelit ka dal para 30 klientëve në lokal në orën 12.30 të natës dhe duke kërkuar ndjesë për mosrealizimin e koncertit me pretekstin se Zanfina Ismaili nuk ishte mirë më shëndet.
Koncerti do të mbahej në pub-in “Bistro Pool & Club”, ku edhe kanë interpretuar suksesshëm edhe këngëtaret si: Elvana Gjata, Alban Skenderaj, Vesa Luma dhe Nora Istrefi.
Ndërsa mosrealizimi i koncertit të Zanfines pati edhe si shkak motin e keq që ndryshoi krejt papritmas të shtunën. Nuk dihet nëse do të realizohet një tjetër koncert i Zanfinës. /Bluetooth/Telegrafi/






























































