LAJMI I FUNDIT:

Dështon rikthimi i njësisë A4

Dështon rikthimi i njësisë A4

Me gjithë paralajmërimet se njësia A4 e Termocentralit "Kosova A" do të kthehet në prodhim në orët e vona të së dielës, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë njoftuar se
reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë deri në kthimin kësaj njësie.

“Ende janë duke u bërë punime rreth izolimit të jashtëm të këtij blloku dhe pritet që të përfundojnë sot”, tha Syrmije Kika, zyrtare për informim në KEK.

Sipas saj njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” pritet që të hyjë në prodhim sonte (të hënën) në mbrëmje.


“Kjo njësi pritet të hyjë në punë sonte përveç nëse del ndonjë problem tjetër”, tha Kika.

Kika po ashtu tha se sot KEK-u nuk është duke vazhduar shkëmbimin e 50 megavateve në Shqipëri.

“Sot nuk kemi planifikuar import andaj edhe furnizimi është më i dobët. Reduktimet janë duke vazhduar për të gjitha kategoritë ndërkoha që gjendja do përmirësohet pas kthimit në prodhim të njësisë A4”. /Telegrafi/