Michy Batshuayi është futbollisti i radhës që është larguar nga gjiganti anglez Chelsea.
Sulmuesi belg u rikthye te Chelsea pas huazimit një vjeçar te Besiktas ku pati paraqitje shumë të mirë.
Batshuayi ishte shumë pranë transferimit te Nottingham Forest në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës, por ky transferim dështoi.
Açıklama
Kulübümüz, Michy Batshuayi’nin takımımıza transferi için Kulübü ile anlaşma sağlamıştır.
Futbolcu, görüşmeleri yapmak, sağlık kontrolünden geçmek ve süreci ilerletmek üzere İstanbul’a gelmektedir.
Fenerbahçe Spor Kulübü pic.twitter.com/NHG6cmAFWY
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 2, 2022
Gjithsesi ai nuk ishte në planet e Chelseat dhe menjëherë është bërë me skuadër të re.
Belgu do të vazhdoj karrierën në Turqi pasi ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen, ku klubi turk ka njoftuar për të.
“Klubi ynë ka bërë marrëveshje me klubin e Chelseat për transferimin e Michy Batshuayi në ekipin tonë”.
“Futbollisti vjen në Stamboll për të bërë intervistat, për të kaluar kontrollin shëndetësor dhe për të çuar përpara procesin”, thuhet në njoftimin e klubit turk. /Telegrafi/