Eksperiencat negative, të njohura ndryshe si dështimet, jo gjithmonë janë aq negative dhe të dëmshme. Është vërtetuar se kjo lloj ndjesie përbën një faktor të pavetëdijshëm që çon drejt motivimit, frymëzimit, të qenurit real si dhe prekjes së suksesit. Ja disa prej arsyeve se pse të dështuarit në jetë ndonjëherë bën mirë.
Përgatiti: Elona Vrenezi
“Suksesi përjetohet nëse kalimi ndodh nga dështimi në dështim pa humbur entuziazmin”. Ka qenë kjo një nga shprehjet e thëna nga presidenti amerikan Winston Churchill. Ka qenë sigurisht njeriu i suksesit por që e arriti atë edhe duke dështuar.
Shumë prej të rriturve përballen me jetën duke mbajtur peshën e frikës së dështimit. Gjë që përbën ironi. Sepse të mësosh të dështosh është pothuajse një rrugë e domosdoshme për të arritur drejt një objektivi final, të kërkuar.
Sa herë ndodh që shumë prej nesh mund të kenë provuar shijen e hidhur të këtyre eksperiencave, që sa herë i përjetojmë na duket se po prekim fundin e botës, por që në fakt janë vetëm fillimi i një rruge dhe mundësie të re e mbushur me plot të papritura, që në shumicën e rasteve janë më interesante se të parat.
Të dështosh, ndonjëherë, na bën vërtet mirë pasi kështu mësojmë se si të jemi më të frymëzuar, më të motivuar, më të rritur, duke gjetur mënyrën se si të hapim dyer të reja për t’u përballur me realitete më të bukura. Në fund të fundit, le ta pranojmë që suksesi i vazhdueshëm të jep në mënyrë të pandërgjegjshme ndjesinë e të pëlqyerit të vetes, në raste të shumta më shumë se ç’duhet. Ndaj, dhe nëse dështojmë, kuptojmë se ndonjëherë na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të dështuarit mbetet një eksperiencë që ka vlerën e saj.
Nëse vazhdimisht u shmangesh përmbushjes së detyrave dhe ëndrrave nga frika e dështimit, asnjëherë nuk do të mundesh të marrësh atë që vërtet dëshiron. Të përpiqesh dhe të dështosh është shumë më mirë sesa të mos e provosh fare.
Përpjekja e dështuar më mirë se stepja
Edhe nëse ndodh të përpiqesh dhe të dështosh në të njëjtën kohë, në momentin e parë që ke provuar të realizosh diçka kjo përbën një shenjë të mirë. Sepse nuk je më ai që nuk e kishte provuar tentativën. Jeni pozicionuar drejt një niveli të ri, të zhvendosur nga zona e rehatisë dhe qetësisë që jo gjithmonë është pozitive. Nëse vazhdimisht u shmangesh përmbushjes së detyrave dhe ëndrrave nga frika e dështimit, asnjëherë nuk do të mundesh të marrësh atë që vërtet dëshiron. Të përpiqesh dhe të dështosh është shumë më mirë sesa të mos e provosh fare.
Mos e shihni këtë eksperiencë si një fat të keq në jetën tuaj, por shihni çdo përpjekje si një mënyrë për të përmbushur qëllimet tuaja. Ka gjithmonë diçka për të mësuar. Mënyra për t’u përmirësuar, rritur, këndvështrime të reja për të parë, dhe shanse që presin për ju.
Mos e shihni këtë eksperiencë si një fat të keq në jetën tuaj, por shihni çdo përpjekje si një mënyrë për të përmbushur qëllimet tuaja. Ka gjithmonë diçka për të mësuar. Mënyra për t’u përmirësuar, rritur, këndvështrime të reja për të parë, dhe shanse që presin për ju.
Më të guximshëm
Menjëherë pas një dështimi ndiheni të dobët, të lënduar, të poshtëruar, rrëzuar dhe ndonjëherë të pafuqishëm për të marrë veten. Por diçka e mahnitshme dhe gati e magjishme ndodh sapo ndjesia e keqe të largohet, filloni të ndiheni më të fuqishëm në mendje dhe shpirt. Çdo përpjekje e bërë e forcon më tepër karakterin tuaj duke rritur shanset për të provuar sukses.
E njëjta gjë ndodh edhe me guximin. Pas një eksperience të hidhur rëndom ndodh të bëhemi më të guximshëm. Frika e të provuarit të gjërave i mban njerëzit të ngrirë, por në momentin kur humbja bëhet pjesë e tyre ndjesia e frikës duket të largohet. Guximi në fakt nuk vjen nga të qenurit fitimtar, por nga realizimi i qëllimeve, nëse arrin të kesh sukses apo jo. Duke provuar më shumë shanse do të ndërtoni guximin e munguar, duke fituar kështu më shumë “të drejta” dhe mundësi.
Hapen dyer të reja
Thuhet se çdo gjë ndodh për një arsye të caktuar, dhe sigurisht dështimi nuk është mundësia e përjashtuar. Gjatë një interviste për një vend pune nuk arritët të kualifikoheshit apo ta fitonit atë. Ose ndoshta personi me të cilin keni dalë për pak kohë ndaheni dhe ndiheni të lënduar, por rastësia mund të sjell që pak më vonë të takoni dikë tjetër që mund të jetë i mrekullueshëm.
Mënyra më e mirë për të mësuar
Nëse kujtoni se si keni mësuar të ecni kur ishit fëmijë të vegjël. Jeni ngritur papritur nga krevati, dhe keni ecur drejt për të dalë jashtë dhomës suaj pa bërë më të voglin gabim? Nëse do të ishte kështu nuk do të dukej shumë e besueshme në fakt. Shumë prej nesh sigurisht që kanë mësuar të ecin duke u rrëzuar keqas, madje dhe me fytyrë në dysheme … me herë të pafundme. Jemi ngritur, kemi bërë një hap dhe jemi rrëzuar sërish. Kështu ka ndodhur që kur ishim të vegjël, ngrihesh im dhe rrëzoheshim sërish derisa mund të merrnim dy hapa, më pas tre, deri në dhjetë … me shumë rrëzime ndërmjet. .
Si të rritur, është shumë e lehtë t’i harrojmë mësimet e fëmijërisë, Shpesh i shohim "rrëzimet" tona si dështime apo pengesa, sesa si një hap absolutisht i nevojshëm drejt rrugës së suksesit.
Cilat janë disa nga arsyet e dështimit.
Si mund ta evitojmë?
Mungesa e një qëllimi të definuar qartë në jetë. Të qenurit pesimist në arritjen e suksesit, mendohet të jetë një arsye e fortë që çon drejt dështimit. Një përqindje e konsiderueshme e shumë rasteve rezultojnë të kenë provuar një eksperiencë të tillë. Frika se do dështosh të çon drejt e në rrugën e padashur.
Bëni një jetë të mirë personale. Mos bashkoni asnjëherë jetën profesionale me atë personale, pasi kjo e fundit nuk duhet ngarkuar në asnjë mënyrë. Në momentin që filloni t’i kombinoni të dyja atëherë do të humbisni interes. Dhe humbja e motivimit është një tjetër arsye e fortë që do të ndikonte negativisht në performancën tuaj të suksesit. Shprehja “kur vini në punë lërini problemet në shtëpi” është më se e vërtetë. Pavarësisht se çfarë mund të jetë duke ndodhur në jetën tuaj, përpiquni të ruani Interes dhe motivim për punën.
Një tjetër faktor është dhe ambicia dhe për më tepër të treguarit e pasionit në bërjen e gjërave. "Bëj diçka që e dëshiron me gjithë zemër", Kjo është një nga shprehjet e thëna nëse nuk do donit të dështonit. Përveçse mund të evitoni momentet e një eksperience jo fort të bukur do të mund të realizoni dhe karrierën që keni dashur. Duke vendosur në një peshore avantazhet dhe disavantazhet e punës suaj, me pak forcë pasioni, duke mënjanuar stresin e përditshëm do t’ia arrini qëllimit tuaj. Jo vetëm kaq, por duke ditur arsyet që ju çojnë drejt dështimit, do filloni të shihni ndryshe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTruku që përdorë kamerierja spanjolle për të marrë bakshish më të madh
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Cila e mban ‘shkopin’ në dorë – koka apo zemra juaj?
Nëse ju është ngjitur rroba për hekurin e hekurosjes, kjo është mënyra si ta pastroni
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit