Drita Dugolli e cila për krimin në Reçak kishte dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës, thotë se në Hagë nuk i ishte lejuar të thoshte krejt atë që kishte parë. Edhe Sylejman Kllokoqi, kameramani që i dërgoi botës pamjet e asaj që kishte ndodhur në Reçak, thotë se nuk beson që ata që e kryen këtë krim do të marrin dënimin e merituar.
Në vendin e quajtur “Gropa e Babushit ”, 20 vjet më parë u masakruan 45 civil shqiptarë. Tash pas dy dekadash, ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e atyre që u masakruan nga forcat serbe.
Se në këtë fshat pati krim kundër njerëzimit ka edhe dëshmi të tjera. Kjo shtëpi u përball me breshëri plumbash, por ajo qëndron ende në këmbë duke i bërë edhe më të freskëta pamjet e janarit të vitit 1999.
Këto pamje të rënda, Sylejman Kllokoqi ishte kameramani i pari që i solli në sy të botës.
“U ktheva shumë shpejt në Prishtinë. Ndoshta kisha xhiruar një ose dy minuta, por dëshiroja që pamjet të transmetoheshin në televizionet botërore. Dhe lajmi im, pamjet, kanë shkuar fillimisht në Londër. Më pas Londra ka shpërndarë ato në të gjitha televizionet e botës”, deklaroi për RTV Dukagjinin Sylejman Kllokoqi.
Kllokoqi ishte xhirues edhe i luftës së Bosnjës. Kjo thotë se i ndihmoi të jetë i shpejt në përcjelljen e lajmit nëpër botë. Njëzet vjet pas nuk beson se ata që e kryen këtë krim do të dënohen.
“Ka shumë xhirime, shihen policët që kanë hyrë nëpër shtëpi të shqiptarëve. Janë pamje ku shihen edhe makinat e blinduara”, tregon më tej Sylejman Kllokoqi.
Drita Dugolli, që humbi familjarë në këtë masakër ishte edhe një nga dëshmitaret në Tribunalin e Hagës, kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshovic. Rrëfen se 15 janari ishte dita më e rëndë në jetën e saj.
“Me 15 janar, ditën që është bërë masakra, ne kemi qenë në shtëpi. Kanë ardhur forcat serbe, policia dhe ushtria, na kanë rrethakuar, na kanë nxjerrë nga shtëpitë dhe na kanë ndarë gratë e fëmijët veç, burrat veç. Grata dhe fëmijët hyjmë në një shtëpi të fqinjëve, ndërsa burrat na i marrin për t’i vrarë”, rrëfen Drita Dugolli.
Dugolli në vitin 2002, qëndroi 12 ditë në Tibunalin e Hagës. Veçse thotë se nuk e kishte lirinë e plotë të shprehte atë që pa me sy.
“Me Tribunalin e Hagës nuk jam aspak e kënaqur. Nuk na kanë lejuar të tregojmë atë se çfarë na ka ndodhë, por jemi përgjigjur vetëm për pyetjet që ata na kanë bërë. Unë kam pasur dëshirë të tregoj çfarë kamë parë me sytë e mi, jo çfarë kam dëgjuar, por nuk na kanë lejuar. Ata nuk na kanë pyetur shumë rreth masakrës”, rrëfen më tej Drita Dugolli.
Ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviq u gjet i vdekur në qelinë e tij në Gjykatën e Hagës, pa u dënuar.
64-vjeçari Milloseviç po i nënshtrohej gjykimit që nga shkurti i vitit 2002 në më shumë se 60 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktet e Ballkanit. Gjykimi i tij ishte ndërprerë shumë herë për shkak të gjendjes së tij të dobët shëndetësore shkaktuar nga sëmundja e zemrës dhe tensioni i lartë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025