Dëshmitarët e Gjykatës Speciale të shpërndarë nëpër botë
Sipas burimeve diplomatike të Danas, thuhet se më shumë se 400 perona tashmë kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me krimet e pretenduara të UÇK-së, por sipas gjitha gjasave rreth 30 prej tyre në fund edhe do të dëshmojnë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, thuhet se softueri i mbushur me të dhënat dhe lëndët me të cilat do të merret Gjykata Speciale për krime të pretenduara të UÇK-së, është plotësisht i mbrojtur në Bruksel.
Kjo gjykatë, e cila do të duhej të fillonte punën deri në fund të vitit, do të përfshihen gjyqtarë ndërkombëtarë, derisa objektet e tyre do të jenë në ish-ndërtesat e Europolit në Hagë, ku do të veprojnë nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.
Qeveria holandeze ka njoftuar se gjykata do të merret me “krime të rënda që thuhet se janë kryer nga pjesëtarët e UÇK-së ndaj pakicave dhe kundërshtarëve politikë gjatë vitit 1999-2000”, por të dënuarit eventual nuk do të vuajnë dënimin në Holandë. /Telegrafi/



































