"A dëshiron dikush një picë që e kam kafshuar", gafa e Trump kur u ndal në një restorant në Florida

14:"Arigona Bytyci
Ish-presidenti amerikan Donal Trump iu ofroi mbështetësve entuziastë një copë pice gjysmë të ngrënë kur ndaloi në një piceri në Fort Myers të Florida-s të premten mbrëma.
Videoja e postuar në Twitter nga gazetarja e CNN, Kate Sullivan, tregon ish-presidentin duke mbajtur me njërën dorë një kuti pice me peperoni dhe në tjetrën një copë në dorën tjetër, derisa turma thërret emrin e tij, transmeton Telegrafi.
“A dëshiron dikush një copë që e kam ngrënë”, bërtet ai përpara se të marrë një kafshatë nga copa. Por edhe për mbështetësit e flaktë të Trumpit, pyetja e ishte e tepërt dhe ata u përgjigjën “jo!” njëherazi.
Trump kishte mbajtur një fjalim në qytetin Fort Myers, para se të shkonte në këtë piceri. Mbi 100 mbështetës i erdhën pas.
Nga
Telegrafi
22/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































