LAJMI I FUNDIT:

Dërgesat e celularëve në rritje

Dërgesat e celularëve në rritje

Sipas të dhënave të IDC-së, në botë gjatë çerekut të tretë janë shitur 393.7 milion telefona celularë. Në krahasim me vitin e kaluar, kjo është rritje prej 12.8% që është më shumë se pritjet.

Nokia është ende në vendin e parë me 106.6 milion njësi të shitura. Në krahasim me vitin e kaluar, dërgesat e prodhuesit finlandez ishin më të dobëta për 3.4%, ndërsa posedimi i tregut 27.1%. në vendin e dytë është Samsung me 87.8 milion njësi të shitura, që paraqet rritje prej 23% në krahasim me vitin e kaluar. Posedimi i Samsungut në tregon botërorë të celularëve është 23%.

LG zuri vendin e tretë në listën e prodhuesve me 21.1 milion celularë të shitur duke bërë kështu për vete 5.4% të tregut. Ajo me çfarë nuk janë të kënaqur në kompani është rënia e dërgesave prej 25.7%, në krahasim me vitin e kaluar. Vendi i katërt i takoi ZTE-së kineze me 19.1 milion celularë të shitur dhe 4.9% të tregut, me rritjen prej 57.9%.

Apple zuri vendin e pestë me 17.1 milion iPhone të shitur që mjaftoi për posedimin prej 4.3% të tregut. Gjatë çerekut janë shitur 21.3% më shumë smartphone të Apple se sa në periudhën e njëjtë një vit më herët. /Telegrafi/