LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LSI: Presidenti, rezistenca e fundit e demokracisë

Deputetja e LSI: Presidenti, rezistenca e fundit e demokracisë

Elda Hoti është deputetja që hyri në Kuvend nga lista e LSI-së, pas djegies së mandateve nga kolegët e saj.

Në seancën që po zhvillohet për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, deputetja Hoti doli hapur në mbrojtje të presidentit.

Ajo e konsideroi Ilir Metën si “rezistencën e fundit të demokracisë” dhe paralajmëroi Partinë Socialiste se nëse e shkarkojnë presidentin, atëherë “nuk kanë parë asgjë akoma”.


“Kur pranova mandatin e deputetes dyshova nëse po bëja atë që duhej. Mbështesja çdo nismë të LSI, përveç djegies së mandateve. Ju kurrë nuk do ta shkarkoni presidentin, aventurat diktatoriale janë të destinuara të dështojnë. Do të jem kundërshtare për të rrëzuar rezistencën e fundit të demokracisë. Nëse do të provoni të shkarkoni kreun e shtetit, po ju them se ju nuk keni parë asgjë akoma”, u shpreh Hoti, raporton TCH.

Elda Hoti u bë e njohur për publikun për shkak se nuk dinte kur ishte krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që ajo bashkë me kolegët e tjerë të ‘opozitës së re’ u konsideruan fillimisht si “tradhtarë” nga drejtuesit e partive, retorikë që nuk po përdoret më prej javësh.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori