Please enter at least 3 characters.

Deputeti i PDK-së, Haliti: Milan Radoiçiq kërcënon udhëheqësit politikë përmes sms-ve

2021/04/Xhavit-Haliti-foto-Ridvan-Slivova-5-e1619079710407.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti tha se Milan Radoiçiq i cili ka udhëhequr grupin terrorist në sulmet e 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, përmes një sms që ka siguruar Policia e Kosovës ka kërcënuar me vrasjen e udhëheqësve politikë nëse atij i preket banesa dhe restoranti që posedon në veri të vendit.

Sipas Halitit, për RTV21, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku nuk do të duhej të kërkonin mbrojtje të afërt.

Ndryshe, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku së fundmi janë marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës, pas informacioneve për kërcënime të mundshme nga grupe terroriste serbe.

Ndërkaq, Milan Radoiçiq përmes një letre publike më 29 shtator, njoftoi se kishte dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të Listës Serbe dhe pranoi se “personalisht” ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës. /Telegrafi/