LAJMI I FUNDIT:

Deputetët takojnë qytetarët në Mitrovicë

Deputetët takojnë qytetarët në Mitrovicë

​Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit.

Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet sot  në Mitrovicë, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.


Në takim do të marrin pjesë deputetët Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Muharrem Nitaj, Milaim Zeka dhe Bahrim Shabani