Deputetët: KOSTT-i sikur me qenë super ministri, kryesuesi i bordit akuzohet se ka shumë këshilltarë
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, në të cilën janë treguar sfidat dhe të arriturat e këtij institucioni përgjatë vitit 2023.
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Jeton Mehmeti derisa ka bërë prezantimin e raportit, ka thënë se është ndjerë i lënduar pas fjalëve të disa deputetëve që të njëjtit kanë dashur t’i ikin raportimit. Ai ka shtuar se janë i vetmi bord i drejtoreve në një ndërmarrje publike që japin llogari publikisht në Kuvendin e Kosovës.
Mehmeti derisa ka renditur sfidat, ka thënë se problematike ka qenë kriza e pagesave në veri.
“Qysh në javën e parë e kemi kuptuar se do të jetë shumë e vështirë të respektosh gjitha standardet profesionale, duke pas parasysh numrin e madh të problemeve të brendshme, pa llogaritur që vetëm pas tre muajsh ne do të përballemi me krizën e pagesave në veri, gjithash ashtu vetëm gjashtë muaj pas marrjes së këtij mandati ne do të përballemi edhe me krizën e thellë globale energjetike, kriza më e thellë që ka njohur bota, kryesisht Evropa. Ky lloj menaxhimi joni gjatë krizës energjetike, duke përfshirë edhe veriun ka qenë art në vete, duke pas parasysh dështimin e gjithë sektorit dhe zinxhirit vendimmarrës në sektor, dhe KOST-i ia ka arrit të mbajë në supet e tij të gjithë barrën e krizës energjetike, çmimeve të larta, duke përfshirë edhe veriun dhe barrën e sigurisë së furnizimit kur dështoi i vetmi furnizues në vend për të nominuar energji elektrike”, theksoi Mehmeti.
Sipas tij, mos të ishte kriza energjetike dhe përgjegjësia e padrejtë për veriun, do të kishte akoma më shumë rezultate.
“Jemi përballur njëkohësisht me tre sfida, problemet e brendshme institucionale të shkaktuara nga drejtoret e bordit të mëparshëm që kanë shkaktuar betejë të ashpër ligjore mes dy ish krye shefave ekzekutiv, kriza e pagesave të energjisë në veri, dhe kriza energjetike, këto dy të fundit probleme jashtëzakonisht të mëdha për ndërmarrjet…Po ashtu edhe kërkesa për mbulimin e kostove të shkaktuara edhe në mungesë të orientimeve të qarta nga ZRRE, ku në njërën anë jep përgjegjësinë e balancimit, në anën tjetër nuk të garanton të hyrat dhe pas kësaj na gjobit për çështjet që janë jashtë mundësive tona të veprimit…”
“Funksionimi si bllok rregullues, nga OST e Shqipërisë ka kontribuar dukshëm në menaxhimin më të lehtë të krizës… Pra mos të kishim krizën energjetike dhe përgjegjësinë të padrejtë për veriun, në do të kishim akoma më shumë rezultate, dhe shumë projekte u vonuan si pasojë e këtyre sfidave të mëdha…2023 ishte një nga vitet më të suksesshme të KOSTT-it për shkak të ndryshimeve të reja, fillimisht ka qenë barrë shumëvjeçare të furnizimit me energji elektrike në komunat veriore”, shtoi ai.
Ndërsa ka shtuar se si rezultat i përkushtimit maksimal është arritur që të bëhet operacionalzimi i furnizuesit të ri në veri, që i ka lejuar KOSTT-it të largojë barrën dhe përgjegjësinë e balancimit në pjesën veriore, për të cilën tha se menjëherë pas heqjes së këtij obligimi vërehen rezultate pozitive.
Në anën tjetër, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Rexhepi-Bunjaku ka pyetur për buxhetin e planifikuar për vitin 2023 dhe shpenzimet.
Kryeshefi ekzekutiv, Evetar Zeqiri ka thënë se të hyrat nga tarifat ka qenë 92 milionë, derisa ka thënë se 91 për qind e tyre është shpenzuar.
“Buxheti i të hyrave për vitin 2023, të hyrat nga tarifat ka qenë 92 milion, është realizuar 83.5 milion apo 91 për qind. Gjithsej buxheti për të hyrat tjera ka qenë 28.5 milion, është realizuar 30.4 milion, apo 107 për qind. Ndërsa të gjitha të hyrat nga tarifat dhe të tjera operative, gjithsej ka qenë 120.5 milion, ndërsa është realizuar 114 milion. Sa i përket projekteve, viti 2023 shënon rreth 48 për qind të realizimit të projekteve kapitale, është përqindja më e lartë ne vitet e fundit, numri i projekteve nuk më kujtohet saktë”, tha ai.
Ndërsa, deputetja Bunjaku-Rexhepi ka treguar edhe për një adresë që i ka ardhur nga ish ushtruesja e detyrës, siç tha ajo, në vend të saj është emëruar një person që nuk ka licence të prokurimit themelore apo të avancuar.
“Zharkun e keni larguar nga pozita e UD-së në departamentin e prokurimit dhe keni vendosur një person tjetër në vend të saj, i cili nuk ka licencë të prokurimit themelore apo të avancuar. Dhe po kërkoj përgjigje me cilin ligj që keni larguar UD dhe keni sjell dikë që nuk ka licencë…Sa këshilltar keni, sa i keni në proces t’i pranoni”, ka pyetur ajo.
Ndërkaq, Zeqiri i është përgjigjur duke thënë se nuk është në dijeni për ankesat e tilla, porse ka thënë se aktualisht janë dy këshilltarë në KOSTT, përfshirë edhe një këshilltar i specializuar i tregut për periudhën 12 mujore.
Rexhepi-Bunjaku është shprehur se kjo ndërmarrje ka hap konkurs për shef të kabinetit sikur të ishte ministri KOSTT-it.
“Keni hap konkurs për shef të kabinetit dhe keni shumë këshilltar rreth vetes, sikur me qenë super ministri KOSTT-i, dhe nuk i dini asetet e juaja”, tha ajo.
Derisa Zeqiri ka thënë se operojnë në një ambient tejet të rregulluar ku të gjitha të hyrat aprovohen prej Zyrës së rregullatorit.
“Ne operojmë në një ambient tejet të rregulluar ku të gjitha të hyrat aprovohen prej zyrës së rregullatorit”, tha ai.
E deputeti i AAK-së, Pak Lekaj tha u ndal te kontratat që ka nënshkruar KOSTT-i.
“Këtu kam një raport të zyrës kombëtare të auditimit ku është një opinion i kualifikuar që ju e dini e nuk kam nevojë t’iu sqaroj. Këtu kam që shembull janë pesë çështje që ka gjet nga auditimi i Zyrës Kombëtare… KOSTT kishte nënshkruar kontratë me një operator ekonomik pronar i të cilit kishte ofertuar me dy biznese në të njëjtën procedurë të prokurimit, çka është kjo, dua sqarim nga këto të gjetura”, tha ai.
Për dallim nga opozita, pozita vazhdon të mburret me punën e kësaj ndërmarrje. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Kosova merret si shembull në menaxhimin e krizës energjetike me koston me të ulët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor..
“Kosova merret si shembull në menaxhimin e krizës energjetike me koston me të ulët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj e di që lajmet e mira nuk qarkullojnë, sepse nuk janë lajm që është punë e kryer, është detyrë”, ka thënë Kusari-Lila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje