Site icon Telegrafi

​Deputetët e Parlamentit Evropian kërkojnë mbylljen e të ashtuquajturës ‘Qendra Humanitare Serbo-Ruse në Nish’

Disa deputetë të Parlamentit Evropian kanë propozuar një Projektrezolutë që kërkon largimin të ashtuquajturës “Qendra Humanitare serbo-ruse në Nish”.

Sipas një njoftimi, propozimi i kërkon nga Serbia që praktikisht ta mbyllë këtë qendër.

“Deputetë të Parlamentit Evropian kanë dorëzuar ndryshimet e Projektrezolutës mbi Serbinë, dhe në mesin e tyre është ajo që i referohet Qendrës ruse në Nish – praktikisht kërkohet largimi i saj”, thuhet në njoftim.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka thënë se mos largimi i kësaj qendre të inteligjencës ruse, do të nënkuptonte që Serbia është kundër interesave perëndimore.

“Duke mos e larguar këtë hapësirë të inteligjencës ruse, Serbia tregon se me dëshirë i bashkohet perandorisë anti-perëndimore të Rusisë”, ka shkruar Bugajski në Twitter.

Lexo po ashtu Qendra Humanitare në Nish në shërbim të shërbimit sekret të Rusisë

Kujtojmë se kjo qendër nga Rusia përdoret për qëllime të spiunazhit dhe se nuk ka të bëjë me asgjë humanitare dhe se është “shtet brenda shtetit serb”. /KP/

Exit mobile version