Pothuajse 16 vjet më parë, Denzel Washington dhe Ridley Scott, mahnitën audiencën me dramën e tyre të suksesshme “American Gangster”, dhe tani duket se dyshja janë bërë sërish bashkë.
Burime për Deadline thonë se Washington është në negociatat përfundimtare për t’u bërë bashkë me regjisorin e njohur për “Gladiator”.
Paul Mescal thuhet se do të luajë bashkë me Denzel me Scott që kthehet në karrigen e regjisorit.
Scott gjithashtu thuhet se do të bashkojë forcat me kompaninë “Scott Free” për të prodhuar filmin.
Ylli amerikan, David Scarpa, flitet po ashtu se do ta shkruajë skenarin e këtij projekti.
Walter Parkes dhe Laurie MacDonald nga ana tjetër bëhet me dijë se janë producentët ekzekutiv.
Ndonjë e dhënë tjetër nuk është zbuluar në lidhje me filmin që besohet se do pritet me padurim edhe nga fansat.
Projekti ndjek filmin “Gladiator” të vitit 2000 , i cili fitoi më shumë se 460 milionë dollarë në arkat botërore dhe u nominua për 12 çmime “Oscar”, duke fituar pesë, përfshirë ‘filmin më të mirë’.
Roli i Denzelit po vazhdon të mbetet akoma i fshehtë. /Telegrafi/