Stoprrenimit.com është adresa në internet ku çdo kush sipas Edi Ramës “mund të kthehet në kontributor në betejën jetike kundër kancerit të abuzimit me territorin në bregdet - po edhe në qytetin tuaj”.

Në këndvështrimin e Ramës, “kjo betejë nuk është thjesht e qeverisë së re, po e gjithë shoqërisë dhe e çdo qytetari që jeton e punon për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri”.


Në fund të mesazhit Rama thekson rëndësinë e kësaj iniciative e cila mund të jetë funksionale vetëm atëherë nëse pjesë e saj bëhen qytetarët. /Top Channel/