Dënohen referët e finales së femrave

Përballja e dytë e serisë finale të Ligës së Femrave, ka kaluar me dënime për referët e ndeshjes.
Dyshja e referëve Fisnik Ramadani dhe Artan Gashi, që ndanë drejtësinë në përballjen e ndeshjes së dytë finale të Ligës së Femrave ndërmjet Prishtinës dhe Penzës mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë dënuar me nga dy ndeshje mos delegim në tempo të delegimit, ka bërë të ditur Informatori Nr. 25 i lëshuar sot nga FBK-ja.
“Për shkak të gjykimit jo të mirë të ndeshjes konform nenit 54.9 të PG, Fisnik Ramdani dhe Artan Gashi dënohen me 2 ndeshje mos delegim në tempo të delegimit,” ka shkruar Vendimi i Komesarit të Garave.
Prishtina e fitoi këtë ndeshje me rezultat 72-61, ndërsa seria finale u barazua në 1-1. Përballja vendimtare zhvillohet të shtunën mbrëma në Pejë.



































