Artistët e njohur, Denk dhe Noizy, janë bërë bashkë për një këngë të re.
Ata sot (e enjte) kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë të quajtur “Andërr”.
Nën drejtimin e Andi Deçanit dhe me producim të videos nga Gargia, kënga e plotë tashmë ndodhet në YouTube, në kanalin e Panda Music.
Përveç kësaj, ky projekt tashmë është lansuar edhe në platformat e tjera muzikore.
Kënga është ritmike, e destinuar pikërisht për këtë periudhë vere, me një interpretim të mahnitshëm të të dy artistëve.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) këtë kohë ka qenë po ashtu i angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme.
I njëjti në fillim të gushtit mbajti “Alpha Show 2”, një koncert madhështor në mes të Tiranës. /Telegrafi/