LAJMI I FUNDIT:

“Demokracia në Veprim” filloi monitorimin e fushatës parazgjedhore

“Demokracia në Veprim” filloi monitorimin e fushatës parazgjedhore

Rrjeti i organizatave "Demokracia në veprim", i përbërë nga 10 organizata joqeveritare, ka nisur të enjten vëzhgimin dhe monitorimin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 17 nëntorit.

Ky koalicion, që udhëhiqet nga organizata KIPRED, do të vëzhgojë punën e komisioneve komunale elektorale, aktivitetet e partive politike si dhe mediat.

Në adresë të këtij rrjeti ka ardhur ankesa e Shoqatës të së Verbërve, pasi që KQZ-ja e OSBE-ja nuk u kanë mundësuar votimin – e cila ka paralajmëruar do të radikalizojë formën e kundërshtimit të këtij vendimi.

Ky koalicion do të mbulojë tërë territorin e Kosovës, përfshi edhe pjesën veriore të Mitrovicës dhe pjesët tjera të banuara me serb.