Demiraj u vra kur po tentonte të nxirrte Xhuvanin nga lokali – Ja si filluan krismat!

Ai i është drejtuar dy personave duke iu drejtuar armën ndërsa, miku i tij Arbër Demiraj, (djali i avokatit Skënder Demiraj, ish- prokuror i Apelit të Tiranës), është përpjekur ta ndalojë.
Në këtë moment këtij të fundit dyshohet se i është shkrehur arma në mënyrë të pavullnetshme duke qëlluar mbi mikun e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.
Më pas ai ka qëlluar në drejtim të dy personave të tjerë Edison Jaho dhe personit tjetër Enea Xhaj, duke i qëlluar të dy në kokë dhe duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në këtë moment ka mbetur i plagosur rëndë edhe italiani Xhampaolo Acolo. Edhe ky i fundit mori plagë të rënda në gjoks pranë zemrës dhe u nis për në spital, ndërsa miku i tij, biznesmeni vlonjat për fatin e tij të mirë shpëtoi pa marrë plagë.
Ai u dërgua në spitalin ushtarak në kryeqytet, ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda, por edhe për shkak se ai pësoi infarkt i ndikuar nga plagët.
Biznesmeni italian mësohet se prej disa vitesh jetonte në Shqipëri ku edhe merrej me aktivitete biznesi.
Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, italiani ishte frekuentues i zakonshëm i lokaleve të natës në kryeqytetet e sidomos i lokaleve ku me pijet dhe koktejlet mund të shijoje muzikë live ku këndonin këngëtarë të ndryshëm dhe kryesisht këngëtare femra. /shekulli/



















































