Rrezitja në rrezet e ngrohta të diellit na bën të ndihemi mirë, thënë shkurt na bën të dukemi bukur. Por efektet e grumbulluara të asaj rrezitjeje paraqesin rreziqe të shumta të dëmtimit të qelizave të lëkures, rudhjes së hershme të lëkurës, njollave të plakjes, kancerit në lëkurë, duke përfshirë Melanomën si formën më serioze të kancerit të lëkurës.
Lëkura e rrezitur
Lëkura e rrezitur duket bukur, por ajo ngjyrë e bronztë është rezultat i dëmtimeve të epidermës. Ekspozimi ndaj rrezeve ultra-vjollce që liron dielli, nxiton efektet e plakjes dhe rritë rrezikun e paraqitjes së kancerit në lëkurë. Për t’ju shmangur dëmtimeve të lëkurës si shkak i paraqitjes në diell përdorni krema kundër djegies, me koeficient mbi 15, por nësë lëkura juaj është tejet e bardhë dhe e brishtë, përdoreni atë me koeficient mbi 30.
Djegia e shkallës së parë
Djegia nga dielli është dëmtim i lëkurës i shkaktuar nga rrezet ultra vjollce. Shumica e këtyre djegieve rezultojnë me skuqje, temperaturë më të lartë në pjesët e djegura, me një dhimbje më të butë. Ato zakonisht paraqiten disa orë pas rrezitjes së pambrojtur dhe ju duhet ditë deri në javë për tu shëruar. Pjesët më të rrezikuara janë fytyra dhe krahët. Për të shpejtuar procesin e rigjenerimit të lëkurës, duhet përdorë kremë hidratik.
Djegia e shkallës së dytë
Djegia e shkallës së dytë, është dëmtimi më i thellë i lëkurës, dhe i fijeve nervore. Shoqërohet me dhimbje më të mëdha, skuqje dhe fluska nën lëkurorë të mbushura me ujë, të cilat e mbrojnë lëkurën. Mos provoni ti kruani ose ti shpërtheni ato sepse mund të shkaktoni infektim. Është më mirë të kontaktoni dermatologun për një gjë të tillë.
Rudhat
Rrezet e diellit e bëjnë lëkurën të duket më të plakur. Paraqitja e rrudhave përreth syve si rezultat i dëmtimit të fibrave elastike të cilat mund të zgjaten dhe kthehen përsëri në gjendjen e mëparshme e humbin efektin e tyre nën ndikimin e rrezeve ultra-vjollce.
Rrezitja jo e barabartë
Qëndrimi i gjatë në diell shkakton çrregullim në pigmente. Disa pjesë të lëkurës duken më të errëta se pjesa tjetër e lëkurës. Dielli gjithashtu mund të shkaktojë zgjerim të enëve të gjakut, që jep një pamjë të skuqur.
Piklat
Piklat janë njolla të vogla ngjyrë kafeje që paraqiten kryesisht në fytyrë, në krahëror, aty ku rrezet e diellit bien më shpësh. Këto pika paraqiten te njerëzit me ngjyrë më të bardhë të lëkurës, me flokë të verdhë ose të kuqe. Nuk janë të rrezikshme, por nëse forma, madhësia dhe ngjyra e tyre ndryshojnë duhet patjetër te konsultoheni me dermatologun, pasiqë kancerët në fazat e para paraqiten me pikla të çuditshme.
Melasma
Melasma (maska e shtatzënise) karakterizohet me njolla ngjyrë kafeje në faqe, hundë, ballë dhe në mjekër. Ajo paraqitet kryesisht te femrat gjatë shtatzënisë, por mund të paraqitet edhe te meshkujt, si dhe te personat me çrregullime hormonale. Shkaktari i melasmes nuk dihet por më e shpeshtë është te njerëzit me ngjyrë më të errët të lëkurës. Ajo mund të jetë sëmundje familjare, mund të shkaktohet nga përdorimi i tabletave kundër shtatzanisë, dhe paraqitet kryesisht gjatë shtatzënisë.
Rrezet ultra-vjollce të liruara nga dielli e stimulojnë krijimin e pakontrolluar të qelizave për krijimin e pigmenteve.
Lentiginet solare (njollat e plakjes)
Këto njolla nuk janë shkaktuar nga plakja por shumohen me kalimin e viteve. Shkaktuar nga ekspozimi në diell, për këtë arsye ato paraqiten nëpër pjesët e trupit ku bien më tepër rrezet e diellit. Ato nuk janë të rrezikshme por gjithsesi duhet mendimi i mjekut për tu identifikuar si të tilla.
Actinic Keratosis
Njollat e vogla si luspa të kuqe, ngjyrë kafeje ose ngjyrë lëkure, shkaktohen nga ekspozimi i tepërt në diell. Gjenden kryesisht në kokë, qafë dhe duar, por mund të identifikohen edhe në pjesë të tjera të trupit. Ato zakonisht paraqiten pas moshës 40 vjeqare, por në rastet ekstreme edhe në moshat e reja. Trajtimi i hershëm është i nevojshëm për parandalimin e kancerit të lëkurës.
Actinic Cheilitis
Për dallim nga Actinic Keratosis, actinic cheilitis paraqitet në buzën e poshtme, në formë të luspave, që më vonë thahen dhe krijojnë qarje të buzëve. Ajo mund të shndërrohet në kancer nëse nuk bëhet biopsia.
Karcinoma spinoqelizore
Karcinoma spinoqelizore është lloji i dytë më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës, një njollë në formë të plagës që shpesh paraqitet me rrjedhje gjaku, është diqka që shtyn të dyshohet. Më së shpeshti paraqitet në hundë, ballë, vesh, duar dhe pjesët tjera që i ekspozohen diellit. Nëse vërehet më herët, mund të shërohet. Por nësë kalon kohë e gjatë, shërimi do të varet nga etapa e kancerit.
Sëmundja e Bowen-it
Sëmundja e Bowen-it është një lloj kanceri i lëkurës, në fillim paraqitet si njollë e kuqërremte e mbuluar me lëkurë. Në raste të vonesës së trajtimit shndërrohet në Karcinoma spinoqelizore. Në fillim pëhapet brenda por me kalimin e kohës ajo përhapet në pjesën e jashtmë të lëkurës. Asnjëhrë mos thuaj “nuk e shoh prandaj nuk e kam”. Mund të vëreni ndryshimet në lëkurë, por nëse nuk bëni ndonjë kontrollë, mund të jetë tëpër vonë.
Karcinoma bazoqelizore
Është e tejdukshme, me enë gjaku dhe pika (pigmenti melaninë), gjatë prekjes së saj nuk ndjejmë dhimbje, shumica e njerëzve më këtë simptom mendojnë se ajo do të kaloje vetvetiu, por nëse nuk trajtohet ajo depërton nën lëkurë. Diagnostikimi bëhet me anë të biopsisë. Mjekimi I saj varet nga madhësia, lloji, lokalizimi i thellësisë së kancerit.
Melanoma
Është lloji vdekjeprues i kancerit të lëkurës që tejkalon numrin e të vdekurvë nga të gjitha sëmindjet tjera të lëkurës. Për të nuk ekziston asnjë mjet kurimi, përveq heqjes së saj. Zaknisht paraqitet si njollë ngjyrë të errët shoqërohet me dalje lëngu në sasi të vogël. Nëse në trupin tuaj keni vërejtur ndonjë nga shenjat e mëposhtme, patjetër duhet të vizitoni mjekun.
Katarakti i syrit
Kristali i syrit është një strukturë transparente e cila fokuson imazhet në retinën e syrit. Kataraktet janë njolla të errëta në kristalin e syrit. Kjo ndodh kur disa proteina që kalojnë në këtë pjesë të syrit grumbullohen në mënyrë jonormale. Me kalimin e kohës këto grumbullime zmadhohen, marrin formën e njollave të errëta dhe ndërhyjnë në shikim. Kjo pengon depërtimin e dritës në kristalin e syrit. Ka shkumë shkaktar të kataraktit, ajo është sëmindjë e të moshuarve , mirëpo mund të jetë pasojë e diabetit, gjithashtu e mopëedorimit të syzave të diellit gjatë qëndrimit në diell.
Pa diell nuk ka jetë. Të gjitha sëmundjet e përmendura lartë ndoshta nuk janë shkaktuar direkt nga rrezet e diellit, mirëpo rreziqet e tij anësore janë ajo që e kanë të përbashkët sëmundjet e ndryshme. Rekomandohet që te mos ekspozoheni në diell kur rrezet e diellit janë më të forta, kjo periudhë zgjat nga ora 10 deri në orën 16 por nëse prapë nuk i rezistoni dot, lyeni tërë trupin tuaj me krema të ndryshëm kundër djegies për të mbrojtur lëkurën, mbani syze të diellit për të mbrojtur sytë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!