Sportisti i Arteve Marciale Mikse (MMA) nga klubi " Fight Team", Demahmet Sinani, ka fituar meçin e radhës, që në rundin e parë.

Kësaj radhe ai mposhti brazilianin Manuel Barroso.


Talenti llapjan ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme dhe qysh në ndeshjen e dytë si profesionist iu dha ngjarja kryesore në organizatën kroate FNC.

338899416 255098193538050 594821812762723175 n

Si profesionist, ai ka fituar të dy ndeshjet në rundin e parë me fitore dhe më herët ka shkëlqyer si amator në sportet e MMA, Kick Box dhe Jiu Jitsu, duke fituar kampionate në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi.

Demahmeti në këtë ngjarje u paraqit me një replikë të përkrenares së Skënderbeut dhe flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, gjë që shkaktoi reagime të shumta tek publiku serb.

336985302 934292080915861 5971645813772675833 n

Ai është tani njëri ndër yjet më të përfolur të MMA në Ballkan dhe synon që një ditë të jetë pjesë e organizatës UFC.

339972850 914235733181811 6431753127751977898 n

Trajneri Arian Havolli dhe Drejtori i Rinisë, Sportit dhe Kulturës së Komunës së Podujevës, Pajtim Balaj,  deklaruan se organizatorët janë tejet të impresionuar me Demahmetin dhe premtuan që së shpejti të organizojnë një event në Kosovë. /Telegrafi/

telegrafi sport app