LAJMI I FUNDIT:

Dell Streak Pro 10 arrin në Kinë

Dell Streak Pro 10 arrin në Kinë

Dell ka lansuar modelin e saj më të ri të tabletit në Kinë, përkatësisht tabletin Dell Streak Pro 10, i cili shumë shpejtë pritet të shpërndahet edhe në tregjet tjera botërore, duke përfshirë atë evropian dhe amerikan.

Dell Streak Pro 10 posedon ekran të ndjeshëm në prekje prej 10 inç, rezolucion 1280 x 800 pikselë, ndërsa i njëjti vjen me sistemin operativ Android Honeycomb.

Për më shumë, Dell Streak Pro 10 posedon edhe procesorin 1GHz NVIDIA Tegra 2 dhe 1GB RAM.


Specifikat tjera të Dell Streak Pro 10 përfshijnë edhe kamerën me 5 mega-piksel në pjesën e pasme, atë frontale me 2 mega-piksel, e cila shërben për video komunikim, portin për SDHC kartë, atë për HDMI, dhe mikroUSB.

Në Kinë, Dell Streak Pro 10 do të kushtojë rreth 465 dollarë, ndërsa ende nuk ka detaje se kur ky tablet do të paraqitet në Evropë ose SHBA. / Telegrafi /