Gani Gërmia ka qenë cak i një klipi që u shfaq në spektaklin e natës së sotme (e hënë).
Ai u përmend nga Adri dhe Shqipe Hysenaj për çështjen e alkoolit, duke thënë se ka një ndikim të madh tek ai.
Pas këtij videoklipi ka reaguar ashpër prezantuesi, duke thënë se kësaj radhe ka vendosur të mos flasë, pasi heshtja tregon më shumë.
“Për dallim prej herëve të tjera po përgjigjem në heshtje, sepse heshtja ime flet më shumë se fjalët”, u shpreh ai.
Tutje, humoristi shqiptar shtoi: “Nuk kam nevojë të më tregoj kush çka me bo, kam dalë tre javë favorit. Flisni për çfarë të doni”.
Shqipja dhe Adri ndërkohë kanë folur vazhdimisht për Ganinë dhe për lojën e tij brenda.
Ata e kanë akuzuar Gërminë se nuk është i njëjti në momentin që nuk pi. /Telegrafi/