Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka konfirmuar se Gregoire Defrel është thuajse lojtar i Giallorossëve.
Klubi italian thuhet se ka arritur marrëveshje në vlerë prej 20 milionë eurosh me Sassuolon për futbollistin ofensiv dhe tash trajneri ka konfirmuar se pritet të ndodhë zyrtarizimi.
“Sa i përket Defrel, mund të them se është shumë afër, por ende nuk ka mbaruar. Kam lexuar shumë për të, duam ta përmirësojmë cilësinë e skuadrës sonë dhe dua të krijoj konkurrencë brenda skuadrës”.
“Mendoj se ai është alternativë e shkëlqyer për Dzekon dhe mund të luajë edhe në krah të djathtë. Do të jem i kënaqur nëse vjen”, ka deklaruar Di Francesco.
Ai më tej ka thënë se është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, si pasojë e lëndimit të Luca Pellegrinit. /Telegrafi/