Tarzani mund të jetë larguar nga xhungla, por ai nuk mund t’i rezistojë thirrjes së botës së egër dhe detyrohet të rikthehet në pyjet afrikane, ku e gjen veten në një garë me kohën për të shpëtuar gruan e tij dhe popullin kongolez.
“Legjenda e Tarzanit” quhet filmi, që pati premierën evropiane në Londër. Heroi i xhunglës, John Clayton, i cili interpretohet nga aktori suedez, Alexander Skarsgard, jeton në një vilë në Anglinë Viktoriane dhe është i martuar me Jane, që portretizohet nga bukuroshja Margot Robbie, e cila pati probleme me veshjen e saj në këtë premierë.
Por një ftesë për në Kongo i kthen ata në pyje, ku u zihet pritë dhe Jane rrëmbehet nga i ligu Leon Rom, të cilit i është ngarkuar detyra t’ia dorëzojë Tarzanin një kryetari fisnor, në këmbim të diamanteve.
Skarsgard, i njohur për rolin e një vampiri në serinë e filmave “True Blood”, iu desh të punonte për fizikun e tij gjatë nëntë muajve të fundit për t’u vënë nën petkun e heroit të xhunglës me zhdërvjelltësinë e një kafshe, por ai pohoi me shaka se nuk kishte ndjekur ndonjë regjim të veçantë.
“Babai im po xhiron një miniserial në Londër, kështu që unë shkova në shtëpinë e tij dhe kalova 5 ditë i ulur në kolltuk duke ngrënë. Ditë të mrekullueshme”, është shprehur ai, transmeton TCH.
Filmi përfshin një sasi të konsiderueshme efektesh speciale, por për Margot Robbie kjo nuk përbënte ndonjë sfidë të veçantë në sheshxhirim.
“Ndoshta ju e dini këtë, por ata ndërtuan të gjithë sheshxhirimin, xhunglën, fshatin, qytetin. Kështu që ne nuk e kishim të nevojshme të përdornim shumë imagjinatën”, tha Robbie.
Historia e trilluar e Tarzanit, që bazohet në librat e Edgar Rice Burroughs, është frymëzuar nga jeta e historianit afro-amerikan, George Washington Williams, i cili udhëtoi në Kongo dhe kritikoi Mbretin belg Leopoldi i dytë për trajtimin brutal që i rezervonte popullit kongolez. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Sabrina Carpenter shkakton debat me veshjen dhe lëvizjet provokuese, gjatë performancën e saj në O2

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Hailey Bieber reagon ndaj akuzave për thumb ndaj Selena Gomez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa