Marouane Fellaini ka debutuar me gol te skuadra kineze, Shandong Luneng, gol me të cilin ia ka siguruar tri pikë ekipit të ti.
Mesfushori belg u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror nga Manchester Unitedi te Shandong Luneng për një shifër prej 12 milionë eurove.
Transferimi i tij te ekipi kinez u prit me entuziazëm të madh, por edhe belgu i bëri të gëzohen qysh në debutimin e tij.
Kjo pasi Fellaini pati një debutim ëndrrash në Superligën e Kinës duke shënuar gol, i cili ishte i fitores për ekipin e tij.
Fellaini shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Shandong Luneng nga Beijing Renhe në ndeshjen e javës së parë të Superligës Kineze.
Goli i mesfushorit qendror erdhi nga afërsia në minutën e 50-të të ndeshjes.
Në ndeshjen e radhës, ekipi e tij e pret në shtëpi Henan Jianyen. /Telegrafi/