Mbrojtësi Matthijs de Ligt ka thënë se nuk pendohet që është bashkuar me Juventusin pasi Patrick Kluivert sugjeroi se duhet të kishte shkuar te Barcelona.
Legjenda holandeze e Barcelonës, Kluivert, deklaroi se mbrojtësit “i vjen keq” për transferimin e tij te Bianconerët.
Tani, De Ligt nuk ka vonuar dhe ka ‘goditur’ me komente drejtorin e akademisë së Barcelonës.
“Nuk më vjen keq për faktin që jam transferuar në Juventus”, ka thënë fillimisht 21-vjeçari për Voetbal Primeur.
“Ata [mediat] janë duke thënë dhe shkruar shumë gjëra”.
“Nëse një person si Kluivert thotë diçka të tillë, mund të duket e vërtetë, por me të vërtetë është vetëm supozimi i tij”, përfundoi de Ligt.
Juventusi rikthehet në aksion kundër Atalantas të shtunën, ku ata kërkojnë të vazhdojnë sezonin si të pamposhtur në Serie A. /Telegrafi/