Matthijs de Ligt është futbollisti i ri i Bayern Municht, edhe pse mungon zyrtarizimi.
Dy skuadrat e mëdha evropiane, Bayern Munich dhe Juventus tanimë kanë arritur marrëveshje për transferimin e holandezit në Allianz Arena për shumën e 70 milionë eurove, plus 10 të tjera në formë bonusesh.
Holandezi ka kryer seancën e fundit stërvitore me Juventusin ku edhe është përshëndetur me të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët dhe drejtuesit e klubit.
De Ligt është nisur për në Munich, ku do të kompletoj transferimin te Bayerni.
Avokatja braziliane e agjencionit ‘Mino Raiola’, Rafaela Pimenta që ka ndërmjetësuar këtë transferim ka thënë se klienti i saj është shumë i lumtur.
#Juve, #DeLigt lascia la Continassa per andare a Caselle: è fatta col #BayernMonaco pic.twitter.com/8B6gW4SXrm
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) July 18, 2022
“De Ligt po kompleton transferimin te Bayerni dhe ai është i lumtur. Njësoj si Pogba që është i lumtur që është te Juventusi”.
“Duhet vetëm të falënderojmë Juventusin që u tregua klub i aftë”, deklaroi Rafaela Pimenta ndërmjetësuese në këtë transferim. /Telegrafi/