David de Gea ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë dhe të ndihmojë Manchester Unitedin të kthehet në krye të futbollit evropian.
Portieri spanjoll ka folur rreth të ardhmes së tij, ku ka shprehur haptas qëndrimin për të qëndruar në Old Trafford.
De Gea ka folur gjithashtu me admirim për menaxherin Jose Mourinho, pasi thotë se ka ndjerë një ndryshim në mentalitetin e skuadrës pas arritjes së tij.
“Ishte e çuditshme (nën drejtimin e Louis van Gaal). Përfundimi në vend të katërt nuk është mjaft i mirë”, ka thënë fillimisht De Gea për Daily Mail.
“Unë dua të fitoj. Nëse jeni në United, keni nevojë për një menaxher me mentalitet fitues. Kemi pasur atë me Fergusonin. Mourinho e ka atë gjithashtu, dëshiron të fitojë çdo ndeshje”.
“Ne folëm në Evropian dhe më tha se ai më donte mua dhe donte trofe”.
“Ne kemi pasur një kohë të vështirë që kur Fergusoni është pensionuar. Është e vështirë të diagnostikosh problemin. Duhet të bëjmë më shumë. Trofetë janë ata që unë vdes”.
“Të kthehemi Unitedi ndër më të mirët, të kthehemi përsëri në Ligën e Kampionëve, përsëri si kampionët e Anglisë, përsëri në krye”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/