Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne është i lodhur nga krahasimet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke thënë: “Nëse bëj 10 gola, ata shënojnë 100”.
Duke qenë futbollisti kryesor i liderëve të Ligës Premier këtë sezon, lojtari reprezentuesi i Belgjikës ka tërhequr shumë lëvdata.
De Bruyne tani konsiderohet të jetë një anëtar i elitës globale, me 11 gola të grumbulluara në të gjitha garat në sezonin 2017-18 dhe 18 asistime për shokët e ekipit.
Megjithatë, 26-vjeçari heziton të futet në debatin përsa i përket krahasimit të tij krahas yjeve të Barcelonës dhe Real Madridit, me mendimin e tij se ai është një lojtar “krejt i ndryshëm”.
“Është e pamundur të krahasosh ata me mua. Pozitat tona janë krejtësisht të ndryshme”, ka thënë fillimisht de Bruyne për Het Belang van Limburg.
“Ata janë shumë më të lartë në fushë dhe shënojnë dhjetë herë më shumë se unë”.
“Nëse unë bëj 10 gola në një sezon, ata shënojnë 100. Por, pastaj kam detyra të tjera në fushë”, përfundoi ylli belg.
Por, trajneri i tij, Pep Guardiola ka thënë gjatë sezonit aktual që De Bruyne është në rrugën e tij për të renditur në lartësinë e ngjashme me Messin dhe Ronaldon. /Telegrafi/