LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: Isa Mustafës i konvenon që Ramushi të mos jetë këtu

Daut Haradinaj: Isa Mustafës i konvenon që Ramushi të mos jetë këtu

Deputeti Daut Haradinaj – vëllai i ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ata që cilët kanë për qëllim ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi, kanë gisht në ndalimin e këtij të fundit në Francë.

“I konvenon Isa Mustafës që të mos jetë Ramush Haradinaj këtu derisa të ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi”, ka thënë Daut Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se subjekti prej nga vjen – AAK nuk ka ndryshuar qëndrimin për demarkacionin.


“Më 1 shtator 29 deputetët të pozitës kanë qenë kundër Demarkacionit, tash janë 21”, ka thënë Haradinaj në “Zona B”.

“Janë votat e mjaftueshme kundër Demarkacionit”, theksoi ai.

“Ne kemi bërë zhurmën e madhe derisa heronjtë e vërtetë kundër Demarkacionit janë deputetët e pozitës, sepse ata kanë bërë shumë më shumë, kanë dalë kundër shefit të tyre dhe madje janë edhe kërcënuar”, shtoi Daut Haradinaj.

Ai tha, po ashtu, se Kosova nuk e ka të demarkuar kufirin as me Shqipërinë, dhe Serbinë.

“Pse duhet të jetë kusht demarkacioni?”, ka pyetur ai.

“Unë mendoj që përgjegjës kryesorë janë bartësit e institucioneve, ne kur kemi nisur këtë kauzë nuk ka qenë kusht liberalizimi”.

Kjo sipas tij histori duhet të marrë fund shpejt, dhe është dashur të përfundojë më parë.

“Demarkacioni duhet të ringeociohet, ne kemi raporte të mira me Malin e Zi ose të shkohet në Arbitrazh”, ka përfunduar Daut Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori