Nesër në ora 9:00 në qender të qytetit në Deçan do të organizohet aksion për grumbullimin e mjeteve në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë, të prekur nga tërmeri.
Në kuadër të këtij aksioni deputeti Daut Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj kanë vendosur të dhurojnë pagat e tyre.
Këtë e ka bërë të ditur, Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural në komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Nesër nga ora 9:00 në qender të qytetit në Deçan do të organizohet aksion për grumbullimin e mjeteve në ndihmë të vëllëzërve tonë në Shqipëri!
Në kuadër të këtij aksioni deputeti z.Daut Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj dhuruan pagën e tyre mujore në ndihmë të vëllëzërve tonë nga Shqipëria.
Ju ftojmë në përkrahje të gjithë juve qytetarë të Komunës së Deçanit: nesër nga ora 9:00 në qender të qytetit të Deçanit të bashkohemi për të ndihmuar vëllëzërit dhe motrat tona nga Shqipëria”, ka shkruar Sojkaj.
Ndërsa ka shkuar në 16 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë.
Ministria e Mbrojtjes konfirmon se 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja./Telegrafi/