Dardan Gashi tregon si ia shpëtuan në QKUK djalin e porsalindur

Sipas Gashit, spitalet private janë absurde, duke thënë se ato më shumë iu ngjajnë hoteleve, ndërsa ka porositur qytetarët se nëse duan profesionalizëm t’i drejtohen spitaleve shtetërore.
Lexojeni të plotë postimin e Gashit, në Facebook:
Te dashur familjar, miq dhe dashamire,
Siç e dini, me 30 Nentor, Jehones dhe mua na lindi nje djale. Si shume qytetar te vendit tone, me shume rezerva ndaj spitaleve publike, vendosem qe lindja te ndodhe ne nje spital privat. Ndonese kthimin ne shtepi e paramendonim pas nje dite, fatkeqesisht djali jone per here te pare erdhi ne shtepi pas 10 ditesh dhe jo nga spitali pseudo-luksoz, te cilit ne i kishim besuar jeten e nenes dhe femijut, por nga Klinika Neonatologjike e QKUK-se ne Prishtine.
Nuk duam te zgjatemi ne ate se sa absurde jane keto spitale te cilat ne rastin me te mire jane hotele spitalore pa asnje kompetence e as pergjegjesi mjeksore.
Jeta e Ulkut, djalit tone, eshte shpetuar pikerisht prej mjekeve e motrave te spitalit publik te stigmatizuar e sulmuar.
Prej nje spitali privat, djalin tone u desht ta dergojme me shenja minimale jete, ne po kete spital publik te stigmatizuar, ku ne per 10 dite rresht kemi pare perkushtimin maksimal te stafit per te shpetuar jetra femijesh e riparuar deme qe i bejne spitalet private kosovareve me te rinje. Kemi pare mjek, mjeke e motra qe 24 ore kujdeseshin per jeterat e vogla... Jo vetem per djalin e "ministrit" por per gjithe femijet qe ishin sjelle aty, e numri i femijeve qe ishin sjelle nga spitalet private nuk ishte edhe aq i vogel!
Para se ti falenderojme personalisht disa prej dhjetera individeve qe vazhdimisht kane punuar per ta shpetuar jeten e Ulkut dhe dhjetera femijeve te tjere ne gjendje kryesisht te rende e te pashprese, duam te shprehim respektin per secilin punetor te Klinikes Gjinekologjike te cilet edhe pse punojne ne kushte shume te renda, kryejne heroizem me te madh ne kete shtet duke shpetuar mijera jeta femijesh, qe pa ta nuk do te shkonin ne shtepi, njejte si Ulku yne.
Kush deshiron te lind ne hotel, i rekomandojme spitalet private, nderkohe kush don perkujdesje dhe profesionalizem mjeksor, ne u'a rekomandojme Kliniken Gjinekologjike te Shtetit te Kosoves. Natyrisht qe vetem vullneti i mire i punetoreve dhe dashuria e tyre ndaj jeterave te reja eshte motivi i vetem per punen e shenjte qe bejne keta mjek e motra... Pagat e tyre jane pak me te larta se te nje shoferi te ministrit, kushtet e punes si te nje minatori, megjithate ata shpetojne jete, punojne naten e diten dhe jo rralle-here jane shpresa e vetme per keta femije. Spitalet private kerkojne njeqindfishin e shpenzimeve ne krahasim me ato publike, por ofrojne vetem sherbime hoteliere. Megjithate shpresojme qe dikush do t'i rishikoj licensat e ketyre pseudo spitaleve dhe ju bejme thirrje qe mos te merren vetem me dekorin, por te ofrojne siguri per nenat dhe femijet e posa-lindur, e posaqerisht te investojne ne fushen e rianimimit te femjeve duke siguruar aparatura dhe staf i cili di te punoj me to!
Urojme qe puntoret e zellshem te QKUK-se te shperblehen per punen e tyre e ti jepet fund biznesit te turpshem te spitaleve private te cilet kane ne dore jetet tona!
Jemi te vetedijshem qe do te harrojme shume nga keta profesionist te cilet e ndihmuan Ulkun te vazhdoj jeten, por ndjejme nevojen te falenderojme: Drejtoreshen e Klinikes Gjinekologjike, Dr. Myrvete Paçarada, Drejtoreshen e Repartit te Neonatologjise, Dr. Minevere Hoxha, Dr. Albana Gashi, Dr. Linda Kryeziu, Dr. Lumnije Syla Sutaj, Dr. Meli, Dr. Lendita Gashi, Dr. Fatmire Kajtazi Sadikaj. Motrat: Beden, Sevdijen, Nexhen, Rremen, Suzin, Jehonen dhe shume te tjere...
Me respekt,
Dardani, Jehona dhe Ulku




















































