Nga: Umberto Eco
Përktheu: Arjan Kallço
Në vitin 1919, Miguel Asín Palacios botoi një libër (Eskatologjia myslimane te Komedia Hyjnore) që shkaktoi shumë zhurmë. Në qindra faqe shiheshin analogji befasuese mes tekstit të Dantes dhe teksteve të ndryshme të traditës islamike, veçanërisht versionet e ndryshme të udhëtimit natën të Muhametit në Ferr dhe Parajsë.
Në Itali lindi një polemikë mes mbështetësve të studimit dhe mbrojtësve të origjinalitetit të Dantes. Po përgatitej 600-vjetori i vdekjes së poetit më të madh italian dhe bota islamike shihej përgjithësisht në klimën e ambicieve koloniale dhe “civilizuese”: si mund të mendohej se gjeniu italian të ishte borxhli i traditave të lypsarëve të huaj?
Më kujtohet se në fund të viteve 1980 e organizuam në Bolonjë një sërë seminaresh për interpretuesit delirues të Dantes dhe kur doli një libër (Ideja e deformuar) esetë merreshin me Rosetin (Rossetti), Aronë (Aroux), Valin (Valli), Guenonin (Guénon) dhe me Paskolin e mirë (Pascoli), të gjithë këta të bashkuar si interpretues ekcesivë, ose paranojakë, ose ekstravagant të poetit hyjnor. U diskutua nëse Asin Palaciosi duhet të futet në këtë listë të ekscentrikëve. U vendos që të mos e futnin sepse tashmë shumë studime kishin vendosur që Papaciosi mbase ka qenë ekcesiv, por jo delirues.
Tashmë është e vërtetuar se Dante Alighieri ishte ndikuar nga burimet myslimane. Problemi nuk është se ai i kishte afruar këto burime, por si i mbërritën atij. Mund të fillojmë me shumë vizione mesjetare ku flitet për vizita në mbretëritë e përtejshme. Këto janë: Jeta e Shën Makario romakut, Udhëtimi i tre shenjtëve murgjve në parajsën e Tokës, Vizioni i Tugdalos e deri tek legjenda e Pusit të shën Patrikut. Burime perëndimore këto, natyrisht, por Palaciosi i krahasonte me traditat islamike duke treguar se edhe në ato raste vizionarët perëndimorë kishin mësuar diçka nga vizionarët e bregut tjetër të Mesdheut.
Por, Palaciosi ende nuk e njihte Librin e shkallës, i gjendur në vitet 1940 të shekullit të kaluar, i përkthyer nga gjuha arabe në atë kastiliane, më pas në latinisht dhe në frëngjishten e vjetër. A mund ta njihte Dante atë histori të udhëtimit të Profetit në jetën e përtejme? Mund të ketë patur lajme përmes Brunetto Latinit, mësuesit të tij, dhe version latinisht i tekstit gjendej te Collectio toledana, ku Pjetri i Nderuar, prift i Klunit, kishte urdhëruar grumbullimin e teksteve arabe filozofike dhe shkencore – të gjitha këto para lindjes së Dantes. Maria Corti ishte përpjekur që ta njihte praninë e këtyre burimeve myslimane në veprën e Dantes. Kush dëshiron sot të lexojë të paktën një përmbledhje të aventurës së jetës së përtejshme të Profetit e gjen tek Udhëtimi i natës dhe ngjitja e profetit, të Einaudit.
Njohja e këtyre ndikimeve nuk ia heq madhështinë Dantes, përkundër respektit të kundërshtarëve të vjetër të Palacios. Shumë autorë të mëdhenj u kushtuan vëmendje traditave letrare pararendësve, p.sh. Ariosto, dhe megjithatë ngjizën një vepër shumë origjinale. I solla këto polemika dhe zbulime sepse një shtëpi botuese, Luini, e ribotoi librin e Palacios, me titull më nxitës, Dante dhe Islami, dhe si parathënie të bukur e ka shkrimin që Carlo Osola e kishte bërë për përkthimin e vitit 1993.
A ka ende kuptim ta lexosh këtë libër, pasi shumë studime, në pjesën më të madhe, i dhanë të drejtë? Po, ka, sepse është shkruar këndshëm dhe paraqit një mori të ballafaqimeve mes Dantes dhe “pararendësve” arabë. Dhe, ka kuptim në ditët tona kur të turbulluar nga barbaritë e marra të fundamentalistëve myslimanë, ka ca prirje që të harrohen lidhjet midis kulturës perëndimore dhe kulturës progresive e shumë të pasur islamike të shekujve të shkuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Njëzetë roje të varrit të Enver Hoxhës, përfunduan në Psikiatri: Dëgjonim zhurma, ulërima, britma...!?

SONTE

A…

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri