Danimarkë-Shqipëri, falas për të gjithë nga IPKO

Jo të gjithë mund të jenë në stadiumin e Kopenhagës në Danimarkë për ta përcjellur ndeshjen e rëndësishme mes Kombëtares Shqiptare të Futbollit me përfaqësuesen e Danimarkës në futboll.
Por gjithsesi se gjithë përdoruesit e televizionit digjital IPKO mund ta përjetojnë çdo moment të kësaj ndeshje në cilësinë High Definition nga shtëpitë ose lokalet e tyre, pasi IPKO edhe kësaj radhe ka vendosur që ndeshjen e shumë-pritur të Kombëtares Shqiptare ta transmetojë falas dhe për të gjithë, duke përfshirë edhe abonuesit e pakove familjare IPKO.
Ndeshja mes Danimarkës dhe Shqipërisë zhvillohet sonte, nga ora 20:45, dhe e njëjta transmetohet drejtpërdrejt në kanalet e SuperSport 2 dhe SuperSport 2 HD. IPKO dhe Digitalb mbajnë të drejtat të transmetimit të ndeshjeve kualifikuese të Kombëtares Shqiptare për UEFA Euro 2016.
Përveç ndeshjeve të Kombëtares, Platforma kryesore e televizionit kabllor digjital në Kosovë së fundmi është pasuruar me ligat kryesore të futbollit evropian, duke përfshirë edhe La Liga, England Premier League, Serie A, Bundesliga, Ligën Franceze, Ligën Holandeze, Kupën e Anglisë (FA Cup), ndeshjet Kualifikuese të Kombëtares Shqiptare për FIFA World Cup 2018, UEFA Euro 2016 France (Kampionati Evropian i Futbollit), UEFA Euro 2016 Ndeshjet Kualifikuese Ndërkombëtare, FIFA World Cup 2018, Ndeshjet Kualifikuese Ndërkombëtare, Kupa e Gjermanisë (DFB Pokal) 2015/2018, Kupa e Francës 2015/16; 2016/17, Kampionati Shqiptar Futbollit, Kupa dhe Superkupa e Futbollit e Shqipërisë, Kampionati i Futbollit i Kosovës, Kupa e Kosovës, si dhe shumë ngjarje dhe disiplina tjera të rëndësishme sportive.
Platforma digjitale e IPKO-së është kombinim i kanaleve më të mira televizive qe ofrohen në tregun kosovar duke përfshirë të gjitha kanalet e platformës DigitAlb dhe SuperSport, kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare.


















































