Një i familjes Maldini largohet nga Milani dhe ai është Daniele.
Sulmuesi i talentuar është larguar nga Rossonerët për ta vazhduar karrierën si i huazuar tek skuadra tjetër italiane Spezia.
Klubi bardhezi e ka marrë italianin e ri si huazim për ta zëvendësuar shqiptarin Rey Manaj i cili është larguar nga Spezia.
Maldini i ri është prezantuar në klubin e tij ku synon që të luaj sa më shumë gjatë këtij sezoni.
20-vjeçari ka thënë se duhet të punoj shumë pasi vetëm pse quhet Maldini nuk do të thotë se ka lindur futbollist.
“Vetëm pse quhem Maldini, nuk do të thotë se kam lindur futbollist. Edhe unë duhet të vrapoj dhe të stërvitem, të punoj dhe të përmirësohem çdo ditë”.
ɪ ᴀᴍ ᴅᴀɴɪᴇʟ, ɪ ᴀᴍ ᴍᴀʟᴅɪɴɪ pic.twitter.com/I0rpa7fwAY
— Spezia Calcio (@SpeziaCalcio) July 29, 2022
“Kur futëm në zonën kundërshtare me topin në këmbë, unë ndjek fatin tim”, u shpreh Daniele Maldini
Talenti italian edicionin e fundit zhvilloi 13 ndeshje me Milanin në të gjitha garat ku shënoi edhe një gol. /Telegrafi/