Mbrojtësi anësor, Dani Alves e ndihmoi Brazilin të sigurojë medaljen e artë olimpike dhe kështu e ngriti trofeun e 43-të madhor apo të 44-tin në përgjithësi në karrierën e tij të shquar.
Me fitoren 2-1 pas kohës shtesë ndaj Spanjës në “Tokio 2020”, mbrojtësi 38-vjeçar i Sao Paulos ka përmirësuar rekordin e tij tashmë të pabesueshëm.
Braziliani, karriera e të cilit përfshin klube si Bahia, Sevilla, Paris Saint-Germain dhe Barcelona, ka fituar titullin e tij të 44-të në përgjithësi.
43 major trophies for @DaniAlvesD2
All he does is win 🏆 pic.twitter.com/lkyqVvw8Ch
— B/R Football (@brfootball) August 7, 2021
4⃣4⃣🏆
🇧🇷 Dani Alves, the most decorated player in history, adds the Olympic football title to his record collection 🥇
Send your congratulations to the Champions League legend 👇#Tokyo2020 | #UCL pic.twitter.com/sgssdFFpyk
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 7, 2021
Dy prej tyre erdhën gjatë kohës së tij me Juventusin në sezonin 2017-18, kur ai fitoi Serie A dhe Coppa Italia nën stadin e parë të Max Allegri me klubin, ndërsa te Barcelona fitoi plot 23 tituj.
Alves realisht ka 43 trofe madhor dhe një trofe me ekipin e Brazilit U20, duke çuar në 44 numrin total të trofeve.
44 trofetë e Alvesit me klube dhe kombëtare
Barcelona: 23 – La Liga (6), Copa del Rey (4), Superkupa e Spanjës (4), Liga e Kampionëve (3), Superkupa e Evropës (3), FIFA Kupa e Botës për Klube (3)
Paris Saint-Germain: 6 – Ligue 1 (2), Coupe de France (1), Coupe de la Ligue (1), Trophees des Champions (1)
Sevilla: 5 – Copa del Rey, Superkupa e Spanjës, Liga e Evropës (2), Superkupa e Evropës
Juventus: 2 – Serie A, Coppa Italia
Bahia: 1 – Copa do Nordeste
Sao Paulo: 1 – Campionato Paulista
Brazil: 6 – Copa America (2), Kupa e Konfederatave (2), Olimpiada, Kupa e Botës U20
/Telegrafi/