LAJMI I FUNDIT:

Danezët më të lumturit

Danezët më të lumturit

Sipas studimit katërvjeçar të revistës Forbes, danezët janë njerëzit më të lumtur, ndërsa pas tyre radhiten qytetarët e Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë.

Nga vendet e dala nga ish-Jugosllavia, prijnë qytetarët e Kosovës, në vendin e 54-të, për t’u pasuar nga sllovenët, kroatët, malazezët, boshnjakët, serbët dhe maqedonasit.

Më të palumturit janë banorët e Togos, në perëndim të Afrikës.

Në bazë të hulumtimit, paratë dhe kujdesi social janë shumë të rëndësishme për qytetarët, andaj nuk është e rastësishme që vendet skandinave radhiten në krye të listës. /rel/