Site icon Telegrafi

Dallku: Edhe kur kemi humbur kemi luajtur mirë, fitorja shkon për tifozët tanë

Dukagjini ka marr fitoren e dytë radhazi në Albi Mall Superligë, teksa ka mposhtur Drenicën me rezultat të pastër 2-0.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka mposhtur një kundërshtar direkt për mbetjen në elitë dhe tre pikët e fituara sot i japin komoditet në tabelë.

Otto John dhe Arbër Shala kanë realizuar golat në fitoren e klinasve.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shfaqur shumë i lumtur me fitoren, teksa tre pikët ia ka dedikuar tifozëve klinas.

“Edhe kur kemi humbur, kemi humbur pa lojë, sepse kemi pasur rastet por jemi mposhtur. Për fitoren e sotme i uroj të gjithë tifozët e pranishëm, pavarësisht motit me shi dhe kjo fitore u kushtohet atyre”.

“Ne edhe kundër Llapit dhe Gjilanit kur kemi humbur, nuk kemi bërë lojë të këqija. Kundërshtari ka pasur një apo dy raste, ndërsa ne kemi shpërdoruar shumë raste për shënim”.

Lexo po ashtu Dukagjini me fitore komode ndaj Drenicës

“Kemi pasur ngërç në finalizimin e aksioneve. Kemi pasur edhe probleme me fushë ndonjëherë për shkak të kushteve atmosferike. Por, falë klubit që ka bërë maksimumin, sot fusha nuk ishte në gjendje shumë të keqe”.

“E deshëm fitoren sepse e kemi kuptuar që ishte ndeshje e rëndësishme për ne”, ka deklaruar Dallku.

Me tre pikët e fituara sot, Dukagjini ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë, derisa Drenica mbetet e fundit në tabelë me 23 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version