Dalin “sheshit”, duan ndarje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, hedh poshtë idetë për ndarje, duke theksuar se “logjika e ndarjes nuk do të përfundonte vetëm me Kosovën, por kjo do të prekte edhe vendet tjera”.
Edhe opozita në Kosovë idenë për ndarje territoriale e quan hegjemoniste që dëshmon logjikën e luftës për territore.
“idetë për ndarje janë totalisht të papranueshme”, ka thënë për “Zëri” sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Ndërkaq, Burim Ramadani i AAK-së tërheq vërejtjen se çështja e territoreve është kapitull i mbyllur që nuk do të hapet asnjëherë.
Analisti Ardian Arifaj thotë se idetë e fundit të Dacicit janë desert për konsum të brendshëm politik e jo me ndonjë efekte. Megjithatë, ai ka vlerësuar se ky mund të jetë pozicioni i Serbisë në prag të bisedave të paralajmëruara, me qëllim që të nxjerrë një autonomi për pjesën veriore të Kosovës. /Telegrafi/









































