Dakota Johnson shkëlqen në New York dhe promovon filmin e ri “Splitsville” në Kanë

Dakota Johnson u shfaq elegante në New York me një veshje krejtësisht të zezë, përfshirë xhinse të drejta, kostum trupi dhe pallto lëkure.
Ajo kompletoi dukjen me taka të larta, syze dielli dhe vathë ari. Aktorja 35-vjeçare, e cila do të ketë premierën e filmit të ri “Materialistët” në qershor, u pa në Tribeca, Manhattan, duke buzëqeshur për kamerat.
Pas debutimit të saj në Festivalin e Filmit në Kanë, Dakota udhëtoi për në Nju Jork ku darkoi me shoqen e saj Jennifer Lawrence, shkruan DailyMail.
Dyshja u panë në një restorant luksoz, ku veshjet e tyre ishin të koordinuara: Jennifer në të zezë dhe Dakota me bluzë të zezë dhe xhaketë kafe.
Në Kanë, Dakota dhe Jennifer ishin pjesë e shfaqjeve të filmit dhe festivalit, ku Dakota dallohej me një stil të frymëzuar nga vitet e 70-ta, ndërsa Jennifer veshi një fustan të zi prej mëndafshi me bizhuteri ngjyrë argjendi dhe jeshile.
Dakota gjithashtu shkëlqeu në tapetin e kuq të Çmimeve Kering Women In Motion 2025 me një fustan Gucci dhe vathë në formë llambadari. Ajo promovoi edhe filmin e saj të ardhshëm “Splitsville”, i cili do të dalë në kinema më 22 gusht.
Filmi trajton një martesë të hapur dhe është prodhuar nga kompania e saj TeaTime Pictures, themeluar në 2019 për të sjellë ndryshime në industrinë e filmit. /Telegrafi/


































































