Dakota Johnson dhe Chris Martin janë në lidhje dashurie për afro një vit, ndërsa aktorja tash ka folur për herë të parë rreth romancën me frontmenin e grupit “Coldplay”.
Gjatë një interviste për revistën Tatler, ajo është pyetur edhe për lidhjen e saj me rokerin britanik.
“Nuk dua të flas për lidhjen tonë, por mund të them se jam shumë e lumtur”, ka komentuar shkurt ylli i filmave “50 Shades of Gray”.
28-vjeçarja dhe 41-vjeçari e nisën romancën e tyre në tetor të vitit të kaluar.
Paparacit e kanë fotografuar çiftin në disa raste bashkë, ndërsa Dakota kishte udhëtuar në Paris për të ndjekur koncertin e “Coldplay”.
Martin ka qenë i martuar me aktoren amerikane Gwyneth Paltrow (2003-2016), me të cilën i ka dy fëmijë.
Nga ana tjetër, Dakota ka qenë në një lidhje të shkurtë me modelin dhe këngëtarin, Matthew Hitt. /Telegrafi/