Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, para se të publikonte albumin bëri një premtim publik se të gjitha paratë që do të mblidhen nga “Dafinë Moj” do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit.

Ajo së fundmi ka njoftuar se të hollat u dërguan në vendin e duhur dhe se nga këto mjete do të ofrohen edhe dy mijë orë shërbime multidisiplinare falas.


Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim të shpërndarë me fansat në InstaStory.

Screenshot 12 18 Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

“Sot vizituam shoqatën Autizmi. Ku përveç që kaluam çaste të bukura duke kënduar dhe vallëzuar me fëmijët e shoqatës ashtu siç edhe kemi premtuar dorëzuam mjetet nga shitja e albumit “Dafinë Moj”.

Nga mjetet e mbledhura do të ofrohen dy mijë orë shërbime multidisiplinare - falas për raste sociale që trajtohen në shoqatë. Kjo është nisma jonë për një kauzë kaq të madhe”, ka thënë ajo.

Screenshot 13 18 Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

“Dafinë Moj” ndërkaq u lansua saktësisht më 1 tetor 2021 dhe përmban gjithsej 14 këngë.

Në mesin e tyre përfshihen edhe bashkëpunimet me Butën, Argjentina Ramosajn, Tunën, Elinel, Lyrical Son etj. /Telegrafi/

Screenshot 14 16 Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)