Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Dafina Zeqiri, pati një vit mjaft të suksesshëm me plot projekte muzikore.

Ajo vazhdon të jetë në top formë dhe shumë e kërkuar, përkundër se numëron vite të shumta në skenën tonë.


Duke qenë se është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, artistja shqiptare nuk heziton të ndajë me ndjekësit imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

78671025 2423060661240146 5190121948880830464 n 1 Dafina Zeqiri shijon pushimet në Maldive (Foto: Instagram)

Së fundmi, ajo është duke shijuar disa ditë pushimi dhe si destinacion ka zgjedhur ishujt luksozë, Maldive.

E njëjta është e shoqëruar nga një person shumë i rëndësishëm në jetën e saj, nëna, e cila qëndron prapa çdo suksesi të këngëtares.

Në ndërkohë, artistja Zeqiri ka publikuar një fotografi tjetër në bikini, përmes së cilës vë në plan të parë figurën trupore.

78659489 460532724872281 6722083912316616704 n 2 Dafina Zeqiri shijon pushimet në Maldive (Foto: Instagram)

Me këtë fizik të admirueshëm nuk ka dyshim se Dafina rrëmbeu gjithë vëmendjen, duke e bërë të jetë një nga femrat më joshëse shqiptare.

Sa i përket karrierës profesionale, "Ring Ring" mbetet projekti i fundit i saj i lansuar në fund të muajit tetor në bashkëpunim me Varrosin. /Telegrafi/