Dafina Zeqiri ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me projekte muzikore dhe koncerte.

Këngëtarja ka qenë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa ka bashkëbiseduar edhe me fansat e saj.


Por, bukuroshja së fundi ka pasur një diskutim të pakëndshëm me një prej fansave gjersa ishe akuzuar se po e kopjon Dua Lipën.

Madje, debati mes tifozit dhe zeshkanes sonë ka eskaluar deri në atë masë sa që ka pasur ofendime të rënda në adresë të njëri-tjetrit.

“Është viti i ri dhe shumë tragjedi po ndodhin nga e majta në të djathtë. Duajeni njëri-tjetrin, e që ju pengon ndokush UNFOLLOW DHE BLOCK, dhe vazhdo përpara. Se veç këtë jetë e kemi debilla”, ka shpërthyer këngëtarja edhe në ofendim.

Theksojmë se javën e kaluar këngëtarja ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me DJ Geek, “Alo”.

Ndryshe, Zeqiri është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

DAF