Është mjaft e ndjekur nga publiku dhe tashmë ka mbledhur fansa të shumtë në rrjetet sociale.

Fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila në llogarinë e saj personale, Instagram, numëron mbi një milion ndjekës.


E njëjta nuk heziton që të ndajë imazhe dhe video nga përditshmëria, duke mos munguar edhe ato provokuese.

69266797 514286556043591 4593491115327356928 n

Së fundmi, Duffye ka sjell një video atraktive, derisa shfaqet para pasqyrës dhe vë në pah linjat e bujshme.

Këngëtarja, e cila deri më tani ka ndërruar stile të ndryshme të flokëve, po vazhdon të mbajë në formë fizikun e saj.

Gjithashtu, 30-vjeçarja është mjaft aktive dhe e angazhuar edhe në muzikë, ku gjatë këtij viti lansoi disa projekte të suksesshme.

Mirëpo, i fundit mbetet bashkëpunimi me reperin Lumi B, kënga e të cilëve titullohet “Lule Lule” e realizuar para pak muajve. /Telegrafi/

69469333 427633248111408 8315050178180546560 n

68599850 2354714971288317 8077210170821705728 n

68938565 732247747218841 231849382679412736 n