Revista amerikane ka krijuar një listë të këngëve më të mira evropiane, të cilat nuk arrijnë të depërtojnë në tregun e ngjeshur amerikan të shou-bizit.

Krahas italianit Tizziano Ferro, këngëtares kroate Severina, rusit Sergey Lazarev, në listë është gjendur edhe Dafina Zeqirit me hitin e saj të ri “Supernova”.


Revista e etiketon Dafinën si “një prej yjeve më të mira në ngritje në këtë pjesë të Evropës”.

“Këngëtarja ka prejardhje suedeze dhe kosovare dhe është e famshme në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka nxjerrë disa këngë në vitin 2011 (përfshirë një të quajtur thjesht “My Swag”), por më e mira e saj sapo është lëshuar dhe titullohet ‘Supernova’”, shkruan mes tjerash revista amerikane.

Artikullin e plotë të revistës “Hollywood Reporter” mund ta lexoni duke klikuar këtu. /Telegrafi/