“Operacioni ka kaluar mirë dhe tani po ndihem mirë”, ka thënë Dafina për emisionin “Express Live” të KTV-së.

Dafina njihet për bashkëpunimet e suksesshme, duke veçuar këto të fundit, “La vida loca” me Bleron dhe F-Kay, si dhe “Shum nalt" me Capital T dhe 2po2.

Këngëtarja ka bërë të ditur se tash e tutje do të jetë e fokusuar gjithnjë e më shumë tek solo karriera. “Do të ketë shumë këngë solo”, ka përfunduar Dafina.