“Dadoja monstër” ua tregon policisë vendin ku ajo i preu kokën 4-vjeçares (Video,+16)

Ky është momenti kur dadoja vrasëse dërgohet nga policia ruse në skenën e krimit, ku ajo i preu kokën një vajze vetëm 4 vjeç, për të cilën duhej të kujdesej.
E shoqëruar nga policia, Gyulchekhra Bobokulova- vetë nënë e tre fëmijëve- u tregon oficerëve apartamentin ku ajo mbyti vogëlushen Nastya Meshcheryakova, që kishte vështirësi në të mësuar, përpara se t’ia priste kokën me një thikë kuzhine.
Trupi i vajzës mbeti në apartament.
Dadoja 38-vjeçare mori kokën e saj dhe doli në rrugë.
Ajo i tha policisë se kishte dëgjuar ‘zëra’ ditën e vrasjes.
https://www.youtube.com/watch?v=JH_bUFbVGNE
Ajo shtoi se ishte tërbuar kur kishte zbuluar se i shoqi i saj në Uzbekistan kishte nisur një familje të re, ndërkohë që ajo punonte, përcjell mapo.al.
Ajo pretendon se kishte refuzuar të ishte gruaja e dytë.
Në një skenë që tronditi botën një ditë më parë, dadoja me hixhab ecte në rrugë me kokën e vajzës në dorë.
Videoja tregon edhe momentet kur nëna e vajzës mëson për krimin.
Pavarësisht se dadoja tha se ishte terroriste dhe bërtiste ‘Allahu Akbar’, sërish shërbimet sekrete thonë se nuk ka prova se ajo ka lidhje me terroristët.
Lexo po ashtu: Tmerrohet Moska: Një grua ecë rrugëve me një kokë të prerë në duar (Video,+18)





















































