Dacici: Thaçi nuk është “dragua apokaliptik, gjarpër i vjetër”

Ai thotë se në bisedimet e Brukselit është nisur i bindur se nuk duhet ta gënjejë askënd.
“As njerëzit në Serbi, e as partnerët në bashkësinë ndërkombëtare. Serbia, ku shumica e popullatës deri dje ka ëndërruar për ‘mbretërinë hyjnore’ për të cilën Kosova është zemra e atij miti, është dashur shumë shpejtë të zbresë përtokë. Për këtë kam shkuar të bisedoj me njeriun me të cilin, disa dhjetë vjet më parë, kam luftuar”, ka thënë ai.
Sipas tij, është dashur që popullit të tij që jetonte në mite, t’i tregojë se Hashim Thaçi nuk është “dragua apokaliptik, gjarpër i vjetër” që “zbriti në mbretërinë tonë qiellore”, por burrë i zakonshëm i kësaj bote, kundërshtar, jo mitik po politik, me të cilin mundet dhe duhet të bisedojë.
"Falë Zotit, Serbia shpejtë mëson. Pas të parit, kam pasur më shumë se dhjetë takime me Thaçin. Dhe asnjë zë serioz kundër kësaj në Serbi”, ka shkruar Dacic. /Telegrafi/




















































